Përkushtimi ndaj Ekselencës
Zbuloni teknologjinë
Klinikë moderne
Filozofia jonë
Ne besojmë se një buzëqeshje ka fuqinë të transformojë jetën, ndaj dhe meriton kujdesin më të mirë. Synojmë të ofrojmë shërbime stomatologjike të cilësisë superiore në një ambient relaksues, duke siguruar që çdo pacient të ndjehet komod dhe i vlerësuar. Ne e njohim individualitetin e çdo buzëqeshjeje dhe kujdesemi në mënyrë të personalizuar për çdo pacient duke përdorur teknologjinë më të përparuar dhe materialet më të mira për një përvojë vërtet të jashtëzakonshme.
Në MBT Clinic, ne nuk trajtojmë vetëm dhëmbët; ne kujdesemi për mirëqenien tuaj orale në tërësi. Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh për të krijuar dhe për të ruajtur në kohë, një buzëqeshje të shëndetshme dhe tërheqëse.
Shëndeti Juaj Oral është Prioriteti Ynë!
Klinika jonë stomatologjike
E pozicionuar në zemër të Tiranës, klinika jonë dentare është një oaz komforti dhe inovacioni. MBT Clinic është e pajisur me teknologjitë më të reja dhe drejtohet nga dentistë me experiencë të gjatë e kualifikime profesionale, duke ofrur kështu, një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse ku shëndeti juaj oral zë vendin kryesor. Lokacioni ynë i shkëlqyer bën që ne të jemi zgjedhja ideale për pacientët ndërkombëtarë që dëshirojnë të vizitojnë Tiranën gjatë udhëtimit të tyre të kujdesit oral për ta kthyer atë në një udhëtim turistik.
Teknlogji e avancuar në MBT Clinic
CEREC CAD CAM është një pajisje inovative që kap pamje optike të gojës për të krijuar dhëmbë të rinj në qeramikë, një material natyral i ngjashëm me smaltin. Kjo teknologji ofron një zgjidhje ideale klinike dhe estetike për trajtimin edhe defekteve dentare të konsiderueshme.
Laseri me diodë është një teknologji e avancuar e përdorur për trajtimin e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve (gengiva-t), i cili thjeshton ndërhyrjet kirurgjikale dhe redukton kohën e shërimit. Ndër avantazhet kryesore janë precizioni kirurgjik, kirurgji pa gjakderdhje, sterilizimi i zonës kirurgjikale, reduktimi i fryrjes dhe shërimi i plagëve, qepje minimale, dhe nderhyrje thuajse pa dhimbje gjatë dhe pas procedurës.
Skaneri facial 3D është një pajisje krejtësisht digjitale që krijon imazhe tridimensional të fytyrës, në pozicion “neutral” dhe duke qeshur. Kjo teknologji lejon krijimin e një modeli të saktë të fytyrës, duke përfshirë edhe dhëmbët, që e bën të mundur planifikimin e saktë të buzëqeshjes së pacientit, përfshirë një pamje paraprake si do të duken në 3D.