Teknika rritjes së sinusit maksilar, përfaqëson një ndërhyrje efektive për të adresuar problemin e reduktimit të sinusit maksilar dhe si pasojë humbjen e vëllimit të kockës pas nxjerrjes së dhëmbit, për të lehtësuar pozicionimin e saktë të implanteve dentare. Në situatat kur kocka për implantin është e pamjaftueshme, veçanërisht pas humbjes së dhëmbit për një kohë të zgjatur, përdoret ngritja e membranës së sinusit maksilar dhe grumbullimet kockore për të rritur volumin e kockës, duke siguruar kështu një bazë të qëndrueshme për implantet. Ky operacion, i kryer me anestezi lokale, është minimalisht invaziv dhe përfundon me vendosjen strategjike të implanteve, duke ndihmuar në rikthimin e funksionalitetit dhe estetikës së nofullës së sipërme.